Drejtori Shkollës së Magjistraturës Sokol Sadushi ka qenë sonte i ftuar në emisionin Java të Lorenc Vangjelit .

Për sa i përket debatit kushtetues mbi zgjedhjet e vitit 2007 qe Meta e perdor per te justifikuar aktin e tij anti-kushtetues, Sadushi u shpreh se precedenti i vitit 2007 nuk mund të merret parasysh sepse në vitin 2007 kushtetuta u respektua me detaje dhe nuk pati asnjë shkelje kushtetuese dhe për ta respektuar rigorozisht kushtetutën zgjedhjet u caktuan ditën e shtunë.