Me rolin e “Me.lekut” në serialin shumë të ndjekur “Nënë” ku luante krah Cansu Deres, aktorja Beren Gokyildiz fitoi dashurinë e të gjithëve dhe arriti shumë sukses që në moshë të vogël.

Ditën e djeshme aktorja 9-vjeçare është diplomuar në shkollën fillore dhe lajmin e bukur e ka ndarë me fansat.

Beren u shfaq në ceremoninë e diplomimit e veshur me një fustan rozë dhe në fotot e postuara në Instagram dallon komenti i Cansu Deres (Zejnepit) e cila e uron me disa emoji yje.

Kujtojmë që Beren Gokyildiz do të rikthehet në ekranin shqiptar në shtator me serialin “Vajza ime”.