Moderatorja Rudina Magjistari është treguar prej vitesh shumë diskrete në lidhje me vajzën e saj Mia dhe rrallëherë publikon foto me të, dhe në ato postime që publikon mundohet që gjithmonë ta fshehë fytyrën e saj.

Së fundmi, moderatorja e njohur si rrallëherë ka publikuar një video ku dëgjohet duke biseduar me të bijën.

Teksa në dorë mban një vezë për Pashkët, Mia e vogël dëgjohet duke komentuar foton e stampuar të së ëmës.

“Të dua shumë”, dëgjohet të thotë në fund Rudina, ndërkohë që Mia ja kthen po njësojë.