Përmes një postimi në facebook, shkruan se grupi parlamentar demokrat votoi në unanimitet në seancën parlamentare të së enjtes të dy projekligjet e vetingut.

Ndërsa thekson se reforma në drejtësi vijon, Hajdari paralajmëron se së shpejti me mbështetjen e ndërkombëtarëve do të nisë një frymë e re sa politike me reformën zgjedhore, aq dhe ligjore me përfundimin e reformës në drejtësi, e cila do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e një shteti të së drejtës, i cili deri më sot ka mbetur veç në letër.

“Punë, jo vetëm fjalë! Procesi i Reformës në Drejtësi vazhdon! Këtë të enjte, grupi parlamentar demokrat votoi në unanim të dy projekligjet e vetingut:
1. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe 2. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016 ” Për organet e qeverisjes së sistemit të Drejtësisë”. E gjithë kjo procedurë do t’i hapë rrugë së shpejti edhe emërimit të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, SPAK-ut dhe BKH-së.

Natyrisht që, me bashkërendimin dhe përkrahjen e partnerëve tanë ndërkombëtarë së shpejti do të nisë një frymë e re sa politike me reformën zgjedhore, aq dhe ligjore me përfundimin e reformës në drejtësi, e cila do ta çojë Shqipërinë në drejtimin e një shteti të së drejtës, i cili deri më sot ka mbetur veç në letër.” -shkruan Rudina Hajdari në facebook.