Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi priti Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj. Jutta Gützkoë, në lidhje me misionin vëshgues për zgjedhjet e 30 qershorit. Ky takim është zhvilluar, për t’i uruar mirëseardhjen dhe suksese në detyrën e re, si Shefe e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë.

“Kemi bashkëpunuar me zyrën e KiE në Tiranë për përgatitjen e disa ligjeve të rëndësishme, si Ligji për Reformën ne Drejtësi, Reforma Zgjedhore, Ligji për Pakicat Kombëtare, Ligji për Reformën Administrative etj. Ka qenë një ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyer dhe në shërbim të politikave reformuese në vendin tonë. Ndërkohë, do të sugjeroja qe në kuadër të 70-vjetorit të themelimit të Këshillit të Europës të organizonim aktivitete të përbashkëta mes Kuvendit dhe Zyrës suaj për të kremtuar këtë përvjetor të organizatës lidere të të drejtave të njeriut.”– nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Në fokus të bisedës gjatë takimit ishin edhe bashkëpunimi me Komisionin e Venecias dhe opinionet e kerkuara për projekt-ligjet nga Kuvendi i Shqipërise, situata politike në vend, dhe ecuria e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.