Edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ka përcjellë mesazh ngushëllimi kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj për humbjen e të atit.

Ruçi e cilëson Hilmi Haradinajn si një baba patriot i djemëve patriotë që luftuan për çlirimin e Kosovës.

“Hilmi Haradinaj ishte baba patriot i djemve patriotë. Ai punoi një jetë për Kosovn dhe lirinë. Hilmi Haradinaj, një emër në Panteonin e Lirisë”, shkruan ndër të tjera Ruçi. /G.Gj/Lexo.al/