Kryeministri Edi Rama ka para nga afër njëri krah të segmentit të rrugës Tiranë Elbasan e cilu u hap për automjetet duke mos devijuar lëvizjen e makinave për nga rruga e vjetër. Në një video në rrjetin social “Facebook”, kreu i qeverisë bën të ditur se u hap njëra anë e autostradës, pas një 7-vjeçari peripecish në ndërtimin e një aksi strategjik, të nisur pa projekt e pa studim gjeologjik.

“Hapet më në fund njëra anë e autostradës Tiranë – Elbasan, pas një 7 vjeçari peripecish në ndërtimin e një aksi strategjik, të nisur pa projekt e pa studim gjeologjik, që pasi e gjetëm si të gjitha rrugët e lëna rrugëve dhe u përballëm me ndalesa e rrëshqitje masive, e përfundojmë tërësisht në maj sipas standarteve të domosdoshme të ndërtimit e të sigurisë së lëvizjes👍. Gëzuar të gjithëve Ditën e Verës😁”,shkruan Rama.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga Ministra e Infrastukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla dhe drejtoresha e ARRSH Sonila Qato.