Kontrata koncensionare për rrugën Milot-Balldren është miratuar ditën e sotme nga Komisioni i Ekonomisë. Kjo kontratë është finalizuar vetëm me votat e Partisë Socialiste, pasi opozita ka votuar kundër miratimit.

Rruga Milot-Balldren ka një gjatësi prej 17,2 kilometrash. Ajo është pjesë e paketës “1 Miliard për Rindërtim” dhe autostradës Adriatiko-Joniane. Kujtojmë, se Ministria e Energjisë ka përzgjedhur kompaninë ANK, si fituesen e koncesionit me vlerë totale ndërtimi 161.5 milionë euro.