Një punonjëse e në administratën e komunës La Plata në Argjentinë ka filmuar me më pas ka shpërnadrë video erotike.

Këtë gjë ajo e ka bërë, pasi rroga shtetërore nuk i mbulonte të gjitha shpenzimet që ajo kishte.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se 28-vjeçarja, Sonia Pellizzari ka thënë se rroga e saj nuk është e lartë dhe për këtë arsye ajo ka shitur në internet foto dhe video personale erotike. 28-vjeçarja ka treguar edhe se fotot dhe videot +18 i kishte bërë gjatë kohës së lirë.

Ajo ka thënë se paratë që ka fituar prej tyre e kanë ndihmuar që të përballojë taksat për studimet që ndjek, si dhe të paguajë qiranë e shtëpisë ku jeton. Ajo ka thënë se nuk është një prostitutë, por se i është dashur ta bëjë këtë gjë për të paguar qiranë dhe studimet.

Më tej ajo ka thënë:

Nuk dua të tregoj sa fitoj nga videot, por janë shumë. Dhe i përdor për të paguar qiranë dhe gjëra të tjera.’’

Por, pasi këto video kanë qarkulluar në rrjet ajo është shkarkuar nga puna. Shefat e saj kanë thënë se arsyeja që u shkarkua nuk ishte për shkak të përmbajtjes së videove që kishte publikuar.