“Ju mendoni se e dini, por as që ia keni idenë” Kështu e konfirmoi Ronela Hajati bashkëpunimin e përfolur me Don Phenom. Ajo postoi në Instagram një foto gjatë xhirimeve të videos së re me reperin, ku shfaqet e veshur me një kostum jeshil me shkëlqim, ndërsa Phenom ka marrë pozën serioze që e karakterizon.

Është vera e bashkëpunimeve dhe duket se Ronelës, i duhet të sfidojë shumë projekte të reja në muzikën pop shqiptare që janë publikuar në prag të verës, si edhe ato që presim të publikohen.  Pak orë më parë, Enca Haxhia publikoi videon e këngës “Hajde” me Muharrem Ahmetin. Së shpejti edhe Kida, do të publikojë një bashkëpunim me reperin Lyrical Son.

Edhe gjatë sezonit vjeshtë- dimër, Ronela nuk ka reshtur së publikuari këngë të reja. Përveç pjesëmarrjes së suksesshme tek “Kënga Magjike” me këngën “Vuj”, ajo publikoi edhe klipin e këngës “Pa dashni”.