Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Juventusit dhe Romës. Për Juventusin kjo ndeshje vlen për statistika, ndërsa për Romën më shumë se kaq, pasi po luftojnë për zonën Champions. Edhe për Ronaldon, që e nis titullar, kjo ndeshje është e rëndësishme, pasi dëshiron ta mbyllë sezonin duke fituar “Këpucën e Artë” në Itali, edhe pse duket vështirë e arritshme.

Me tri ndeshje deri në fund, Ronaldo ka 21 gola, 5 më pak se golashënuesi më i mirë, Fabio Quagliarella (26). I dyti renditet Duván Zapata (22).