Cristiano Ronaldo ka bërë një prej gjesteve më të mëdha që mund të bëjë një sportist i kalibrit botëror.

Ylli i kombëtares së Portugalisë dhe skuadrës së Juventus ka ndalur autobusin e skuadrës kombëtare për tu fotografuar me një tifoz të vogël.

Sipas ‘Flash’, Eduardo Moreira po mbante një mbishkrim ‘Cristiano, më përqafo’, kur ylli i Juventus e pa atë nga autobusi.

Ronaldo i kërkoi autobusit të kombëtares të ndalet dhe sigurimi e solli djaloshin në bord për një fotografi.

Ky sigurisht duhet të jetë një nga momentet më të mira në jetën e 11 vjeçarit, dhe krejt kjo falë të jashtëzakonshmit dhe të papërsëritshmit, Cristiano Ronaldo.

Më poshtë pamjet e gjestit: