Ata janë një nga çiftet më të lakmuara të showbizit shqiptar.

Nora Istrefi & Robert Berisha në pamje të parë duken sikur s’kanë asnjë defekt, por i ftuar në “E Diell”, Roberti i tha ca “ankesa” për Norën. Ai pohoi se mbante mend shumë momente të bukura si në fejesë ashtu dhe në martesë, por ajo që nuk i ka pëlqyer prej Norës është vonesa e saj.

“3 orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës” u shpreh Roberti “dhe ka zgjatur dasma deri në orën 5 të mëngjesit vetëm prej saj” tha me humor ai.

Roberti kujtoi gjithashtu fillimet e njohjes me Norën që zgjatën pak a shumë 6 muaj pasi Nora duke qenë tip i qetë nuk i jepte shumë siguri Robertit. Sa për trupin më të bukur meqë të dy merren me palestër, Berisha tha se padiskutim Nora mban vendin e parë.