Legjenda braziliane e futbollit, Rivaldo, i cili dikur luante me skuadrën e Barcelonës dëshiron emra të rinj në krah të Lionel Messit.

Rivaldo nuk sheh ndonjë arsye pse Barcelona nuk duhet të synojnë që të transferojnë dyshen Griezmann dhe Neymar.

Mundësitë që Barcelona të krijojë ‘katërshen fantastike’ me Leo Messin, Luis Suarez, Neymar dhe Griezmann, përkrahen nga Rivaldo.

“Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann do të ishte katërshja fantastike e Barcelonës që do ta bënte një skuadër të pathyeshme” ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’.

“Një fazë ofensive me këta lojtarë do të ishte spektakolare dhe mendoj se është e mundur që të akomodohen të gjithë. Do të duhej vetëm të përgatitej një sistem i mirë stërvitor për ta bërë të mundur” vijoi ai.

“Nuk shoh ndonjë problem që Barcelona të luajë me katërshen fantastike në të njëjtën kohë” ka thënë ndër të tjerash Rivaldo.

Kujtojmë që prej ditësh po përflitet transferimi i bujshëm i Griezmannit si dhe rikthimi i Neymarit në ‘Camp Nou’.