Këngëtarja e hitit “Anywhere” tha se ai person ishte i bindur që ajo i kishte kërkuar atij të vinte. Rita Ora ka folur për një ngjarje të çuditshme me një përndjekës, i cili i kishte shkuar asaj tek dera e shtëpisë dhe ishte i bindur se ata ishin në lidhje, shkruan Evening Standard, transmeton lajmi.net. Këngëtarja e hitit “Anwëhere” ishte e tmerruar pasi një fans, me të cilin ajo nuk kishte folur kurrë më parë, arriti ta zbulonte se ku jetonte.

Duke e kujtuar atë përvojë të hidhur, ajo tha për “Daily Star”: Kam pasur një situatë jo të mirë me një përndjekës, i cili erdhi në shtëpinë time dhe la valixhen e tij jashtë derës sime. “Ai ishte i bindur se i kisha kërkuar të vinte apo se ne ishim në një lidhje, por unë kurrë nuk kam folur me të përpara dhe ishte pak e frikshme si situatë”, ka shtuar Rita.

Rita së fundi është përfolur për një romancë me aktorin e “Spiderman”, Andreë Garfield, për të cilin, një burim tha për “The Sun” që Rita është në lidhje me të për më shumë se një muaj.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here