Në fjalën tij përpara Flotës së 134 mjeteve të Policisë së Shtetit ditën e sotme Kryeministri Rama e ka prekur edhe një herë situatën e dhunshme të protestës nëtë cilën mbeti i plagosur rëndë edhe efektivja e Policisë Ina Nuka. Rama e ka konsideruar të renë si një nga dallëndyshet e para të pranverës së rigjenerimit të Policisë së Shtetit. Gjithashtu Kryeministri ka bërë krahasimin e kushteve dhe shërbimeve të policisë së sotme me atë të 10 viteve më parë.

“Duke përgatitur këtë fjalë, mu kujtua një raportim i vitit 2010 në media për 5 makina të sapo blera të Policisë së Shtetit të mbetura në rrugë. Policia e shteti u bë objekt komedish edhe përqeshjesh, shumë shpesh për shkak të keqpajisjes qoft me mjete dhe uniforma. Një makinëë që transportonte të burgosur në burg mnbeti në rrugë.

Kur erdhëm në qeveri ne na duhej të rimëkëmbnim një polici shteti të rrëmuar e cila sipas raporteve të partnerëve kontrollonte vetem 50 perqind të vendit dhe shumë probleme të tjera për ty shoqëruar me faktin që ishte policia më e keqpaguar në të gjithë planetin. Policë që vriteshin vetëm sepse armët e tyre nuk punonin. Ina Nuka i përket gjenetratës së re të policisë, akademisë e cila qëndroi e mbyllur për vite me rradhë për arsye të mosarsyes. Një nga dallëndyshet e para të pranverës së rigjenerimit të policisë së shteti të cilët do të rigjenerojnë hapat në vijim…”

Lexo.al