Piktura e famshme e Leonardo Da Vincit, Mona Lisa është rikthyer në jetë nga studiuesit e Al. Në një video vihet re se si ata kanë marrë fotografinë dhe kanë krijuar lëvizjen e kokës, syve dhe gojës.

Procesi i fundit i teknologjisë së ashtuquajtur “deepfake” doli nga laboratori kërkimor i Samsung AI në Moskë.

Disa janë të shqetësuar se rritja e kësaj teknologjie ka potencial të madh për keqpërdorim.

Sistemi i AI përshkroi karakteristikat e fytyrës dhe lëvizjet në një fotografi për tu dukur sikur Mona Lisa është rikthyer në jetë.