Kyriakos Mitsotakis është kryeministri i ri i Greqisë. Procesi i numërimit të votave është drejt fundit, megjithatë kreu i “Demokracisë së Re” ka arritur që të marrë deri tani 158 vende në parlament nga 300 vende gjithsej.

Mitsotakis ka arritur që të marrë një fitore bindëse. I mjaftonin të paktën 151 vende që të qeveriste pa lidhur koalicion me ndonjë tjetër parti, por ai ka arritur të shkoj përtej kësaj shifre.

Për këtë fitore është uruar edhe nga kryeministri aktual i Greqisë, Alexis Tsipras. Në një status të gjatë në rrjetet sociale ai është përshëndetur me qytetarët grek për herë të fundit si kreu i qeverisë, e ndërsa ka zbuluar edhe se ka telefonuar Mitsotakis menjëherë pasi fitorja e tij u konfirmua. Me mbështetjen e Evropës Tsipras ka qenë prej 2015 si figura ideale për të nxjerrë Greqinë nga kriza por përballë ka një figurë konservatore të shquar si Kyriakos Mitsotakis.

Mitsotakis do të botohet si kryeministër të hënë në orën 13:00, e ndwrsa të martën në mbrëmje pritet të shpallet qeveria e re.
Alexis Tsipras ka pranuar humbjen dhe ka uruar nëpërmjet një telefonate kundërshtarin e tij politik, Kyriakos Mitsotakis. Në një status të gjatë në profilin e tij në rrjetet sociale, Tsipras ka përshëndetur për herë të fundit si kryeministër në detyrë qytetarët grek duke thënë se respekton vendimin që ata kanë marrë.

“Respektoj vendimin e popullit. Kontaktova Mitsotakis dhe e përgëzovë për fitoren e tij. Në demokraci ndryshimi i qeverisjes është thelbësore. Nuk do të bëjë atë që kanë bërë kundërshtarët e mi, por do të respektoj vullnetin e popullit”, shkruan Tsipras.