Temperaturat e ulëta në Argjentinë kanë nxitur shumë futbollistë të famshëm t’u ndihmojnë të pastrehëve në mënyra të ndryshme. Në mesin e këtyre futbollistëve është edhe ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi. Restoranti i familjes së tij në Rosario të Argjentina, i quajtur “VIP”, ka qenë duke iu ofruar të pastrehëve nga një pjatë ushqim që prej të premtes.

“Ne kemi shpërndarë edhe kafe, pije të ndryshme dhe madje edhe verë disa personave”, bëri të ditur menaxheri i restorantit “VIP”, Ariel Almada. “Shumë njerëz erdhën dhe ishin shumë të sjellshëm. Ne do ta vazhdojmë këtë për 15 ditë, çdo natë mes orës 19:00 dhe 21:00”. Në anën tjetër, ylli i Barcelonës është në qendër të vëmendjes për disa arsye të tjera.

Lionel Messi e goditi CONMEBOL-in ekuivalente me UEFA-n, shtëpia e futbollit në Amerikën e Jugut), dhe të gjithë Kupën e Amerikës pas disfatës në gjysmëfinale dhe pastaj sërish pasi Argjentina e zuri vendin e tretë të garës në ndeshjen kundër Kilit, në të cilën ylli i Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq, transmeton Gazeta Express.

Messi sugjeroi se gjyqtarët e kishin favorizuar skuadrën e Brazilit, që ishte edhe nikoqire e turneut, gjatë gjithë turneut. Sulmuesi argjentinas ishte veçanërisht kritik ndaj gjyqtarit Roddy Zambranos dhe VAR-it pas gjysmëfinales kundër Brazilit, duke i kritikuar ata për vendimin për të mos ia akorduar një penallti Sergio Agueros.

Ai ishte sërish kritik pasi u ndëshkua me karton të kuq në përballjen për vendin e tretë të Kupës së Amerikës, pasi që Messi u ndëshkua për një konfrontim me mesfushorin e Kilit, Gary Medel, në të cilin argjentinasi nuk ishte fajtor. Pretendimet e Messit u kritikuan ashpër nga CONMEBOL-i, që i konsideroi deklaratat e Messit të papranueshme pasi që sulmuesi foli për korrupsion dhe mungesë respekti dhe nuk pranoi ta marrë medaljen e bronztë të turneut për shkak të këtyre incidenteve.