Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata deklaroi mbrëmjen e sotme në studion e “Open” se tarifa për provimet e mbartura ishe një kërkesë edhe e Universitetit të Mjekësisë, për të adresuar problemin e provimeve të mbartura për një kohë të gjatë nga studentët e tyre.

Gjata theksoi se çmimet e tarifave vjetore të studimit do diskutohen nga univeriteti në periudhën Shkurt-Mars 2019 dhe në fund jep miratimin Senati Akademik.

“Një pjesë e studentëve të mjekësisë që është shkollë 6 vjçare, i mbartnin provimet për vite se ishin të vështira. Unë besoj që në demokraci protestat janë të shëndetshme, por ka një periudhë ligjore në universitet që është Shkurt-Mars 2019 ku diskutohet sa janë tarifat e vitit të ardhsëhm, dhe në fund merr vendimin senati akademik”, tha Gjata.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here