Fedrata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar Edi Rejën trajner të Kombëtares shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, tekniku 73-vjeçar ka zbuluar edhe bisedën ndërmjet tij dhe Armand Dukës menjëherë pas shakarkimit të Panuccit.

Kontrata ime është deri në nëntor dhe më pas do të shohim dhe nga kushtet. Unë firmos zakonisht kontrata njëvjeçare, sepse janë rezultatin që vendosin. Kisha mundësi të punoja në Itali, por kisha dëshirë të drejtoja një kombëtare dhe ja ku erdhi rasti të drejtoj Shqipërinë. Dua të përshëndes Panuccin për punën që ka bërë, më vjen keq që u largua. Duka më telefonoi pas shkarkimit të Panuçit dhe jam krenar për këtë ofertë.

Reja ka firmosur deri në fund të kualifikueseve të Euro 2020 dhe nëse do të arrihet objektivi atëherë mund të flitet edhe për rinovimin e marrëveshjes.