Ish-e fejuara e aktorit të famshëm Rezart Veleshnja, grimieria Pranvera Metolli rrëfeu në emisionin“Trokit” se ka pasur një rast kur ajo është nga.cmuar s*ksualisht nga një rregjisor shqiptar. E pyetur nga moderatori i emisionit nëse ka menduar ndonjëherë të heqë dorë nga profesioni, Metolli e cila punon me efektet speciale në film dhe teatër ka rrëfyer se si një regjisor ia kishte hequr emrin nga kreditet e filmit pasi kjo nuk I ishte përgjigjur.

“Do kisha dashur me shpirt të përmendja emra, por që nuk dua t’i prish punë askujt.”, u shpreh Pranvera në “IN Tv”, “Kam patur një rast kur pagesën e mora, por emri im nuk ka qenë për disa arsye personale. Nuk ma vendosi fare emrin. Edhe kur e pyeta, më tha: “Ua më fal, kam harruar” , u shpreh Metolli. Grimierja tregoi që rregjisori e kishte ngacmuar por se kjo e fundit nuk I ishte përgjigjur. Sipas saj kjo ishte arsyeja pse nuk iu shënua emri te titrat.

“Disa probleme personale të tij, që nuk iu përgjigja në ato çfarë ai tentoi dhe kërkoi. Dhe bëri këtë pjesën tjetër. Ata që po e dëgjojnë, e dinë shumë mirë se për kë po flas.” u shpreh më tej grimierja. Pranvera Metolli njihet gjithashtu si ish- e fejuara e aktorit të humorit Rezart Veleshnja. Ata kanë qenë bashkë për dy vite, por e prishën fejesën në 2017-ën. Pranvera Metolli ka realizuar grimin e disa nga skenave më të sikletshme h.orror të filmit shqiptar, siç qe “Bloodlands”, një film ku personazhe ishin kanibalët.