Alesia Bami është një nga vajzat më simpatike të showbizit, dhe së fundmi po ktheht në një nga personazhet më të njohura të publikut. Fama e saj duhet ta pranojmë se erdhi pas largimit të bujshëm nga emisioni “Stop”. Duket se e gjithë kjo situatë u kthye në favor të saj dhe së fundmi ajo është bërë pjesë e e misionit “E Diellë”.

Gjatë emisionit, e vëndosur përpara një situate të sikletshme nga e ftuara Dalina Buzi, velina ka bërë një deklaratë të fortë. Dalina i ka nxjerrë në pah një anë tjetër të Alesias, ku me sa duket ajo nuk pranon të bëjë gjithçka për ekranin vetëm për të qenë e famshme. Dlina vë në siklet me pyetjen Alesian Kur do heqësh dorë nga babi që ti përkushtohesh pa kufizime ekranit dhe aktrimit?

Dalina më pas sqaroi situatën, mashkulli më i rëndësshëm në jetën e velinës e pengon atë që të investohet plotësisht në karrierë. Ndër të tjera thotë se Alesia kishte një rol në “Anabel “ për tu puthur me një mashkull thjeshtë për aktrim dhe ajo ka refuzuar kadegorikisht për ta bërë një gjë të tillë.

Ndërsa velina nuk e ka lënë pa përgjigjie këtë pyetje duke thënë: Unë nga babai e sgurtë se kurrë nuk do të heq dorë. Po të flitej për një projekt më të madh, që të kishte përmasa ndërkombëtare edhe mund ta bëja diçka të tillë por në një vend të vogël si ne, ku gjithçka deformohet nuk e marr përsipër.