Pas refuzimit për dekretin nga Presidenti Meta  për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm ka reaguar kryeministri duke e quajtur jo vetem një refuzim antikushtetues por edhe i turpshëm. “Argumentat e dhëna nga Presidenti janë të frikshme dhe turperuese për institucionin” -eshte shprehur Kryeministri.

Presidenti Meta refuzoi dekretin për emërimin e Gent Cakajt ministër të Jashtëm pak çaste më parë duke ia kthyer Kryeministrit. Meta e konsideroi Cakajn si të pa përvojë në fushën e politikës së jashtme dhe se qëndrimet e tij pubklike lidhur me çështje thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme.

Kryeministri ne Twitter:
“Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏”