Nga Endri Kajsiu/

Një kërkesë e plotësuar për studentët shqiptarë, ka qënë vendimi i sotëm i Ministres së Arsimit për të anulluar vendimin e Këshillit të Ministrave për tarifën e provimeve të mbartura. Njëkohësisht Ministrja lajmëroi ngritjen e grupit të punës me përfaqësues të këshillave studentorë dhe universiteteve, për të diskutuar të gjitha kërkesat e paraqitura nga studentët.

Mes këtyre kërkesave, përpara derës së Ministrisë së Arsimit, studentët parashtruan reduktimin e tarifave vjetore për studimet e tyre. Por a është Ministria e Arsimit, institucioni që gëzon juridikisht fuqinë për ta marrë një vendim të tillë, edhe nëse studentët kanë të drejtë ?

Sot që flasim, tarifat vjetore vendosen prej vetë fakulteteve dhe rektoratit. Këto tarifa marin në fund edhe miratimin e Senatit Akademik. Kjo komptenecë vendimarrëse vjen si rezultat i atunomisë që fakultetet gëzojnë për të marrë vendime të tilla. Autonomia e brendshme ishte kërkesa kryesore e trupës universitare gjatë procesit të realizimit të reformës në arsimin e lartë dhe sot që kjo reformë është implementuar, fakultetet e gëzojnë atë, bashkë me të drejtën për të marrë vendime si përcaktimi i tarifave.

Bazuar në ligjin e ri të arsimit të lartë, Ministria vendos vetëm tavane, pra kufirin maksimal të tarifës së shkollimit, të cilat ia propozon Këshillit të Ministrave. Kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur studentët nga një rritje e paarsyeshme që mund të vendosin fakultetet me autonominë që gëzojnë.

Kjo do to thotë se sot, ndërsa është hapur një dritare për dialog dhe negocim duhet përcaktuar së pari, se cilat nga kërkesat duhen adresuar ku, cilat nga problematika mund të zgjidhen ku. Kjo si e vetmja mënyrë për të fituar efektivisht një zgjidhje.

Lindita Nikolla ushtroi sot kompetencën e saj si Ministre për t’ju përgjigjur një kërkese, anullimin e VKM-së për tarifat e provimeve të mbartura. Nesër është momenti që kërkesa për uljen e tarifave të negociohet me fakultetet, si institucionet e vetme që kanë kompetencën juridike, për ta marrë ose jo një vendim të tillë.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here