Ditën e hënë Real Madrid ka emëruar Zinedine Zidane si trajnerin e tretë këtë sezon pas shkarkimit të Santiago Solari-t.

Shkarkimet e trajnerëve janë gjëra që ndodhin shpesh në Santiago Bernabeu, por ky është një kontrast i madh me mënyrën se si operon Barcelona.

Lolis van Gaal është trajneri i fundit që është shkarkuar nga klubi katalanas në janar të vitit 2003 kur Joan Gaspart ishte akoma president.

Që nga ai moment, çdo trajner e ka mbaruar deri në fund kontratën nën presidencat e Joan Laporte, Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu.

Frank Rijkaard kaloi pesë sezone në stolin e Camp Nou, me presidentin Laporta që i jepte gjithmonë mbështetje të plotë, edhe kur ai vuajti në vitin e tij të parë.

Holandezi më pas fitoi Champions League dhe Laporta donte të rinovonte me të përpara se të largohej në vitin 2008.

Pep Guardiola qëndroi aq sa donte te Barça dhe u largua në fund të sezonit të katërt pasi nuk fitoi as La Liga-n dhe as Champions League.

Tito Vilanova kishte probleme shëndetësore dhe kjo e detyroi të hiqte dorë nga posti i tij, duke lejuar Luis Enrique t’i zinte vendin.

Enrique u largua në fund të kontratës së tij më 2017 dhe trajneri aktual Ernesto Valverde ka rinovuar për një vit tjetër.

Gjatë kësaj kohe, 12 trajnerë kanë dështuar të respektonin kontratën e tyre deri në fund.

Vicente Del Bosque dhe Jose Mourinho kanë shmangur shkarkimet dhe janë larguar në fund të kontratave, ndërsa Zinedine Zidane u tërhoq në fund të sezonit të kaluar.

Që nga 2003, Carlos Quieroz, Mariano Garcia Remon, Vanderlei Luxemburgo, Fabio Capello, Bernd Schuster, Mauricio Pellegrini, Carlo Ancelotti, Rafa Benitez, Julen Lopetegui dhe Solari janë shkarkuar gjatë presidencave të Florentino Perez dhe Roman Calderon.