Skënder Gjinushi e ka mësuar përmes mediave lajmin se presidenti Ilir Meta ka kthyer pas emërimin e tij në krye të Akademisë së Shkencave. Nuk kishte dijeni për mosdekretiin e emërimit të tij, deri në momentin kur gazetarët e Shqiptarja.com e telefonuan për t’i marrë një prononcim.

“Meta vazhdon të nxjerrë dekrete nul”, tha Gjinushi, duke shtuar se “Meta nëpërmjet dekreteve nul vazhdon të anulojë zgjedhje”.