Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj reagon në Twitter lidhur me hapjen e rekomandimeve nga Komisioni Europian. Lleshaj shkruan se ky raport është certifikatë domethënëse për progresin e vazhdueshëm të vendit.

“Raporti i Progresit të BE për Shqipërinë, një certifikatë domethënëse e progresit të gjithanshëm të vendit. Vlerësimet e larta për angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit të organizuar e kanabisit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar janë inkurajim për thellimin e mëtejshëm të suksesit.”-shkruan Lleshaj në Twitter.