Modeli më i ri i Range Rover Evoque vjen për herë të parë në Shqipëri. Mektrin Motors ka prezantuar këtë model në një event me të ftuar special përfaqësues të Land Rover dhe personazhe të njohur publik. Mektrin motors preznatoi në një event me të ftuar speical, përfaqësues të Land Rover dhe personazhe të njohur publik modelin më të fundit të brezit të ri Range Rover Evoque, luksoz dhe i pajisur me sisteme elektronike të sigurisë, që krijojnë komoditet maksimal në çdo kuptim, me një Suv kompakt premium me siluetë kupe, një kombinim i teknologjisë inovative më performancën më të lartë.

Evolucion i sofistikuar i dizenjuar me një luk urban, menaxherët e shitjeve mbështesin sloganin se këtë model është e pamundur ta injorosh. Menaxheri Shitjeve: Është bestseller në atë kategori me mbi një milionë modele të shitura, që nga momenti i linçimit të tij, është fjala më e fundit e teknologjisë që vjen në tregun shqiptar për herë të parë sot. Por sa kushton Range rover Evouque? Menaxheri Shitjeve: Ky mjet fillon me një çmim bazë me 39 mijë euro me tvsh të përfshirë dhe pastaj mund të variojë sipas dëshirës së klientëve i shoqëruar bashkë me çmimin shtesë. Range Rover Evoque i ri është për të gjithë ata që çdo ditë e shohin si një sfidë të re, si një mundësi të re, apo si një aventurë të re.