Kryeministri Ramush Haradinaj kritikoi bashkësinë ndërkombëtare për trysni ndaj Kosovës dhe mungesën e trysnisë mbi Serbinë e cila po i bllokon bisedimet.

Kryeministri Haradinaj javëve të fundit është përballur me trysni të lartë nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë për të pezulluar tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që t’i hapet rrugë vazhdimit të bisedimeve.

Refuzimi i këtyre kërkesave ka ndarë edhe skenën politike në vend në mes të atyre që kërkojnë të dëgjohen aleatët e Kosovës edhe atyre që kërkojnë një kontratë për njohje të pavarësisë nga Serbia.