Mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Presidenti Meta do të shkojë në Gjykatë Kushtetuese në mënyrë që ky precedent të mos përsëritet më si precedent. Rama tha se kërkesa do të depozitohet në Kushtetuese dhe kur kjo gjykatë të plotësohet me gjyqtarë, do të nisë edhe procesi për të interpretuar edhe këtë çështje. Në një intervistë për Vizion Plus Rama zbuloi dhe vlerësimin e tij për Metën si President.

Nëse presidenti pas një jave nuk e dekreton Lleshin, i bie të dalin se presidenti po bën lojë politike?

“Kjo më kujton pyetjet me kryetarin e opozitës nëse ai nuk hynte në zgjedhje. Përgjigja ime ishte që politika është shah dhe jo damë. Unë nuk mund t’i përgjigjem me ‘nëse’ kësaj çështjeje. Përgjigjia ime është që ne e kemi votuar Ilir Metën në një kontekst ku ne nuk i kishim votat për të zgjedhur një president vetëm me votat tona.”

Ndër të tjera Rama tha se ka votuar i bindur për Presidentin e Republikës në ato rrethana kur ai u zgjodh.

“Unë e kam votuar i bindur se po votojmë kandidaturën më të përshtatshme në ato rrethana.Për hir të vërtetës, deri të shtunën kur bëri këtë ekstravagancë kushtetuese, presidenti ka qenë realisht një president i përmbajtur në fjalë, i baraspeshuar në qëndrim.”

“Se kam menduar që atje do çojmë një kukull të PS. Por atje ai ka pasur një rol, me thënë të drejtën, ka pasur një rol pozitiv dhe nuk shoh arsye pse ai ti vërë vetes një njollë, që do të jetë njolla më e madhe për një president duke filluar nga Ramiz Alia e deri tek Ilir Meta. Është një flagrancë antikushtetuese pastaj mosdekretimi.Ne do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Do e depozitojmë dhe për disa muaj, Shqipëria do të ketë një Gjykatë kushtetuese dhe Gjykata kushtetuese do të ndjekë procesin e vet.

Edi Rama, Kryeministër

/Lexo.al

Mosdekretimi i Lleshit nga Meta, çështja Kaçifa, politika e dites ne Shqiperi, Ekonomia, Shendetesia, Punesimi…. pergjigjet Live tani ne "REAL STORY", kryeministri Rama perballe analisteve!

Gepostet von Lexo.al – Faqja Zyrtare am Donnerstag, 8. November 2018

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here