Kryeministri Rama ka sqaruar pozicionimin e Shqipërisë lidhur me ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi.

“Sa i përket kësaj teme mendoj se është temë shumë e rëndë dhe temë specifike shumë e madhe në historinë tonë. Mendoj se ne po jetojmë në një moment historik për të cilin jemi të pavetëdijshëm dhe nuk dua të ndaj askënd dhe po sillemi me historinë si një tufë amatorësh. Secili komenton versione të një gjëje që askush nuk e di. Unë kam dëgjuar komente të klubit mediatik politik shqiptar”.

Ai deklaroi se nuk ka asnjë informacion të detajuar lidhur me këtë temë.

“Them që nuk kam asnjë informacion të detajuar që të më vërë mua në pozicion që të kem një pamje të asaj që po zhvillohet dhe të filloj të bëj komente. Kam biseduar me Presidentin nuk kam dijeni për asnjë lloj detaji dhe Presidenti ka folur publikisht dhe ka thënë që shikon me oportunitet për të mbyllur një epokë me ndryshimin e kufijve. Unë flas për atë ç’ka më tutje. Nuk ka një produkt mes Presidentit të Kosovës dhe të Serbisë”.

Më tej, Rama ka thënë se nuk ka një përgjigje lidhur me këtë çështje. “Unë nuk e kam përgjigjen. Nuk jepet përgjigja kaq kollaj”.

Ai e konsideroi se ndryshimi i kufijve nuk është qëllim, por mjet. “Korrigjimeve të kufijve është mjet dhe jo qëllim. Këtu çështja është qëllimi dhe rruga drejt qëllimit. Kemi Gjermaninë që nuk është për korrigjim dhe SHBA në pozicion fleksibël. Ne na duhet të kemi të qartë se çfarë duam ne”, – tha Kryeministri Rama.