Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke ndarë me miqtë e tij virtual projektin e terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit. Ndërtimi i aeroportit në qytetin verilindor ka qenë një nga premtimet elektorale që kreu i qeverisë ka bërë gjatë fushatës, ku ka theksuar se ndryshe nga ai në Rinas, i cili ka çmime “të kripura”, në Kukës do të jetë me bileta “low cost”.

Në video duket qartë që në pjesën hyrëse të saj, shkruhet me të madhe “Kukës”, e cila pritet të jetë një vlerë e shtuar për banorët e zonës.

“Mirëmëngjes dhe duke ndarë me ju kënaqësinë e këtij videoimazhi nga projekti i i terminalit të pasagjerëve në aeroportin e ri të Kukësit, ku po punohet intensivisht për realizimin e projektit brenda vitit të ardhshëm, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.