Kryeministri Edi Rama ka vijuar në Kuvend sulmet ndaj Presidentit duke shprehur habi për dekretin e tij të fundit.

Rama tha se pavarësisht që Bujar Nishani ka qenë presidenti më mediokër, sot fal akteve të Metës ai kujtohet për mirë.

“Dy vjet më parë kur arritëm marrëveshjen me Bashën dhe u shtynë zgjedhjet me një javë, Bujar Nishani na e kërkoi marrëveshjen me shkrim dhe me firma.

Nishani nuk e interpretonte Kushtetutën sipas nevojave të partisë. Asnjëherë nuk e vuri firmën e tij në dispozicion në favor të axhendës politike të PD.

U desh të behëj Ilir Meta president, që presidentin më mediokër që ka pasur ky vend ta kujtojmë për mirë. U desh të bëhej president Meta që të pasurohej fjalori i demokracisë me fjalën ‘çdekretim’” – tha Edi Rama.