I ftuar në emisionin ‘Zone e Lirë’ me Arian Çanin, kryeministri Edi Rama ka folur sërish për refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të jashtëm nga presidenti Ilir Meta.

Rama tha se nuk duhet të merret seriozisht reagimi i presidentit Meta në Facebook, pasi sipas tij ai tekst mund të jetë shkruar nga bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe është jashtë kontrollit.

“Unë i kërkoj publikisht qytetarëve mos e marrin seriozisht këtë status të Metës, pasi mund ti ketë marrë pasowrdin doktoresha (Kryemadhi) dhe ka shkruar për të në Facebook. Është jashtë kontrollit ai tekst i shkruar dhe nuk mund të merret seriozisht”-tha Rama.

ERTV Live😊: Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here