Investimet në kuadër të rilindjes turistike dhe ekonomike kanë transformuar Korçën.

Kryeministri Edi Rama u ndal sot te projektet që kanë ndryshuar Korçën dhe investimet në qytetin juglindor.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të Rilindjes turistike dhe ekonomike të Korçës, ju uroj një ditë të mbarë. Për Korçën që duam. Për Shqipërinë që duam”, tha Rama.

Transformimi i Pazarit të Vjetër, investimet në Parkun e qytetit, ndërtimi i Markatës së Shijes etj, janë vetëm disa nga projektet që kanë transformuar “zemrën” e qytetit.

Në qarkun e Korçës qeveria ka investuar dhe zbatuar 406 projekte gjatë mandatit të parë, ndërkohë që po bëhet gati për një paketë të re ndërhyrjesh prioritare për vitet 2018-2020.

Paketa bazohet në tre drejtime kryesore: turizmin, mbështetjen e bujqësisë dhe fuqizimin dhe diversifikimin e sektorëve të industrive përpunuese, pa lënë mënjanë edhe të gjitha ndërhyrjet në infrastrukturë, energji, menaxhimin e mbetjeve, ujësjellës, kanalizime, ujitje, kullim, trashëgimi kulturore, arsim e shëndetësi.

Rilindja turistike dhe ekonomike e Korçës

Rilindja turistike dhe ekonomike e Korçështtp://ata.gov.al/2019/04/02/rilindja-turistike-dhe-ekonomike-e-korces/Transformimi i Pazarit të Vjetër, investimet në Parkun e qytetit, ndërtimi i Markatës së Shijes etj, janë vetëm disa nga projektet që kanë transformuar “zemrën” e qytetit.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 2. April 2019