Studentët protestues u ndanë në dy grupe pas përfundimit të afatit që kishin për plotësimin e kërkesave të tyre. Pas orës 16:00 të kësaj pasditeje, një pjesë e tyre janë grumbulluar në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, ndërsa pjesa tjetër vazhdon të qëndrojë përpara Ministrisë së Arsimit.

Kryeministri Edi Rama ka shprehur sërish gatishmërinë e tij të plotë për të dialoguar dhe gjetur zgjidhjet e duhura me studentët.

“U mbytën me presionin kundër Dialogut se do ju përçaja unë,po tani kush ju përçau?! Mos e vrisni mendjen,unë jam me studentët jo me maskat e LSI-PD dhe s’ju le në baltë🤗Jo ato pikat, po shumë më tepër se aq do bëjmë së bashku. Me të nisur Dialogun, s’ndalemi më #përUniversitetin”, – shkruan Rama.