Kryeministri Edi Rama tha nga Kukësi se Presidenti Ilir Meta dhe kreu i opozitës janë të rrëzuar.

Gjatë takimit elektoral atje, Rama u shpreh se kryebashkiaku i Kukësit ka penguar investimin për ndërtimin e spitalit.

“Është i rrëzuar Ilir Meta, Lulzim Basha se Saliu edhe kur është i rrëzuar duket sikur është në këmbë.

Nuk po flas për fallxhoren. Ajo nuk është e rrëzuar, është e zhytur në kafe turke. Për këta, demokratët duhet t’ia lejonin vetes këtë turp që të imitonin ato çetat e enveristëve.

30 vjet pasi ka rënë komunizmi, të shfaqen fantazmat. Në fund të ditës është interesi i familjes që duhet vënë në peshore.

Nëse do të ishim ne arsye që ata nuk hynë në zgjedhje kjo ha diskutim. Ata thonë të ikim edhe ne. Po kush do t’i drejtojë bashkitë?

Sot kishte dalë sikur kishte futur kasetën e Lulit. Kur Bashkimi më tha se po pastrohet rruga nga bora ashtu siç duhet.

Bashkimi do hyjë në histori që të pengojë lejen për të ndërtuar spitalin.

Edhe më idioti aman investim dhe Bashkimi thotë nuk ka leje mjedisi. Bashkimi iku. Kur i bërtet tjetrit Ik, Ik! Ikën vetë.

Kur nuk e ke mendjen të vraposh, i thua tjetrit ik!”, deklaroi Rama.