Kryeministri Edi Rama i konsideroi sulm ndaj institucioneve goditjet me molotov të ndërtesave nga ana e protestuesve të opozitës. I ftuar në “Opinion”, Rama u shpreh se Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, është goditur vetëm tre herë dhe se kryeministri dhe ministri e kanë konsideruar moment të gabuar të policisë.

Pjesë nga debati:

Rama: Këtu jemi në sulm ndaj institucioneve. Dmth armë luftarake. Molotovi është armë luftarake e shpikur në luftën e Spanjës kundër tankeve. Ato janë armë që përdoren për të hedhur tanket në erë. Ky moment është një moment që ka ardhur si rezultat i një proteste që në fund të saj ka prodhuar 4 të vrarë. Dhjetëra të plagosur me armë zjarri. Nëse ju më tregoni një molotov të vetëm që i është hedhur derës së Kryeministrisë.

Fevziu: Dera e Kryeministrisë është goditur me makinë.

Rama: Mos bëni krahasime. Jam shumë krenar që ka ardhur dita që sot bëhet legjendë Sait Dollapi për tre goditje me shkop gome

Fevziu: Ishin 13 goditje.

Rama: Kemi arritur një standard ku kryeministri dhe Ministri i Brendshëm thonë që ato sekonda ishin të gabuara, kur në këtë vend vriteshin njerëz dhe autorët të nesërmen dekoroheshin. Kryeministri dhe ministri e pranojnë se ishte moment i gabuar për standardin që kemi ne.