Nga Berati ku ndodhet në takimin “Bashkia që Duam” kryeministri Edi Rama thumboi kryetarin e opozitës, Lulzim Basha së bashku me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për vendimin e tyre për të djegur mandatet. Shefi i qeverisë tha se deputetët që kanë lënë mandatet u ka ikur fytyra. “Ata që lanë mandatet janë të zbardhur komplet. U kanë ik ngjyrat”, tha ai.

Për kryeministrin, edhe nëse opozita nuk hynë në zgjedhje për maxhorancën nuk ka asnjë problem. “Përveç zgjedhjeve ata kanë edhe hallin tjetër, se po krijohet drejtësia që u munduan ta ndalojnë që në ditën e parë. Këtu jemi në të gjitha organizmit elektoralë që lidhen me LSI, po a e mban dot Shpiragu në shpinë klithmën e Monikës: O Zot mbroji shqiptarët nga blerja e votës. Kur Monika ngre kokën e thotë shpëtoni shqiptarët, ç’të bëjë Zoti? Thotë më mirë s’po ndërhy në çështje elektorale se i bie të ndihmoj njerëzit nga Monika. Të mos flas për Malin e Tomorit, se i bie të ngjallet Abaz Aliu e të luftojë me gjithë fallxhorët e Monikës. Nuk kemi ndjenjë negative ndaj askujt, ne na vjen keq edhe për Monikën edhe për Lulin”, ironizoi Rama.

Kryeministri i ka bërë thirrje grave të që të ndalojnë burrat të shkojnë në protestën e 16 marsit. Ai ka ironizuar me demokratët, duke thënë se nuk u bëjnë asnjë punë grave, kurse socialistët sipas tij janë punëtor në atë drejtim.