Kryeministri Edi Rama tha se presidenti Ilir Meta ka ndërmarrë një inkursion anti-kushtetues me vendimin e mosdekretimit të ministrit të ri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.

I ftuar në një studio televizive, Rama vuri në dukje se “këtë presidenti e ka bërë edhe më parë por në këtë rast, ai është angazhuar në një krim kundër diturisë, kundër pastërtisë së një djali i cili mund të meritojë gjykimin pozitiv apo negative të publikut, por jo njollosjen e qëllimshme që Ilir Meta dhe jo vetëm ai, po tentojnë t’I bëjnë duke e përdorur si mish për top kundër presidentit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, duke ngritur një teori të tërë konspiracioni antishqiptare, qesharake sipas së cilës kushdo që mendon kundër tyre, përbën rrezik kombëtar.

“Ilir Meta e ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën me kthimin pas të dekreteve për Sandër Lleshajn, apo me kthimin në parlament të ligjeve si ai i taksave që nuk ka të drejtën ta kthejë”, tha Rama.

Kryeministri vuri në dukje se Ilir Meta e ka humbur betejën politike dhe është aty president për të garantuar Kushtetutën, unitetin kombëtar, pavarësinë e pushteteve dhe nuk është aty për të dhënë mendime.

ERTV Live😊: (Pjesa II) Në Zonën e Lirë të Arian Çanit për qeverinë e re, studentët, bixhozin, Presidentin e Republikës dhe qyqarët e zuzarët që sulmuan egërsisht ministrin e ri për Europën dhe Punët e Jashtme

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 11. Januar 2019