Në luftën politike të intensifikuar shumë prej fillimit të vitit dhe ekstreme në muajt e fundit me retorikë të kundërt pyetja që shtrohet është se cilin nga politikanët besojnë shqiptarët se është më i sinqertë në deklarimet e tij?

Sondazhin e sjell Report TV ne bashkepunim me nje kompani te njohur Italiane.

Nga liderët, për 46.9% e shqiptarëve më i sinqertë duket kryeministri Edi Rama, ndërsa i dyti vjen Basha me 16.3% dhe pastaj Berisha me Metën me nga 7.4%.

Sipas sondazhit të fundit, nga i parafundit në 15 maj, kanë rritje Rama, Berisha, Basha dhe Meta, ndërsa Kryemadhi ka pësuar rënie.