Kryeministri Edi Rama tha sot në Kuvend se akti i Presidentit tregon frikën që ai dhe opozita ka nga reforma në drejtësi.

Sipas Ramës, shtyrja e zgjedhjeve do të kishte një efekt të zgjatur dhe mund të përdoret si precedent në vijim.

“Akti i Ilir Metës është prova e lepurit që fle në barkun e frikës nga drejtësia.

Ne jemi të dënuar ta marrim përsipër këtë kosto të krijuar prej tyre për të mos i rënduar Shqipërisë në vitet e ardhshme.

Shtyrja e zgjedhjeve sepse ata nuk janë në zgjedhje do të ishte një e keqe me efekt të zgjatur” – tha Rama sot në seancë.