Ilir Meta thotë se do të nisë konsultimet me faktorin politik, për të caktuar datën e re të zgjedhjeve.

“Presidenti Meta nis sot konsultimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Takimet e para sot në ora 19:00 me krerët e partive te Grupimit te Qendrës se Djathte”, thuhet në një deklaratë të shpërndarë nga Presidenca për mediat.

“Takimet nisin fill pas vizitës në Kosove ku Presidenti Meta do te marre pjese ne festimet e 20-vjetorit te çlirimit te Kosovës”, vijon deklarata.

Me sa duket Presidenca mendon se me zhdekretimin e dates se zgjedhjeve me 30 qershor, tashme e ka “zgjidhur” krizen dhe perplasja civile eshte tejkaluar!

Vetëm se ka harruar që nuk ka me kë të negociojë për datën e re të zgjedhjeve, pasi PS ka nisur procedurat për shkarkimin e tij.

Se me Bashën e Kryemadhin e dimë që mendon njësoj, nuk ka pse i thërret në tryezë.(TemA)