-Te premten, date 20 Korrik, u publikua Anketa e e-Qeverisjes per vitin 2018.

Kjo ankete eshte raporti i vetem global qe vlereson statusin e zhvillimit te qeverisjes elektronike te te gjitha vendeve anetare te Kombeve te Bashkuara. Shqiperia ka bere progres te konsiderueshem krahasuar me raportin e vitit 2016.

DOKUMENTI

Indeksi i Zhvillimit te e-Qeverisjes (EGDI) eshte nje index qe vlereson zhvillimin e e-qeverisjes ne nivel kombetar, i llogaritur me mesataren e ponderuar te tre treguesve te meposhtem:

–        Indeksit te Sherbimeve Online (OSI)

–        Indeksi i Infrastruktures se Telekomunikacionit (TII)

–        Indeks i Kapitalit Njerezor (HCI)

Ne vitin 2016 Shqiperia renditej e 82-ta nga 193 vende per sa i perket indeksit EGDI me nje vlere 0.5331.

Ne vitin 2018 Shqiperia renditet e 74-ta midis shteteve si Hungaria, Bullgaria, Kroacia, etj. me vlere te indeksit 0.6519.

Studimi i grupon rezultatet e indekseve ne 4 grupe kryesore:

–        Shume i Larte (Me shume se 0.75)

–        I Larte (Midis 0.50 dhe 0.75)

–        I Mesem (Midis 0.25 dhe 0.50)

–        I ulet (Me pak se 0.25)

Nga tre komponentet e EGDI, sipas raportit ndikimin me te madh ne rritjen e tij e ka patur komponenti Indeksit te Sherbimeve Online (OSI) me nje vlere 0.7361 (shume afer me nivelin 0.75 qe konsiderohet Nivel Shume i larte) ne vitin 2018, krahasuar me 0.5942 ne vitin 2016.

Indikatori e-Pjesemarrja (EPI) eshte ne nivelin 0.7584, duke bere qe Shqiperia te afrohet me shtete si Australia, Austria, Belgjika, etj., me indeksin e e-pjesemarrjes “Shume te larte”, nga i “Larte”, klasifikuar ne vitin 2016.