Qeveria shqiptare ka miratuar së fundmi një tjetër nismë që mbron dhe fuqizon të drejtat e qytetarëve shqiptarë gjatë marrjes së shërbimeve publike nga administrata shtetërore.

Këshilli i Ministrave ka miratuar “Kartën e Qytetarit”, dokumentin në të cilën përcaktohen 20 të drejta të qytetarëve për marrjen e shërbimeve publike, të cilat duhet të zbatohen me përpikmëri nga administrata shtetërore.

E ftuar në studion e ERTV, Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi, tha se karta e qytetarit, është një lloj kushtetute në lidhje me ofrimin e shërbimeve në administratën publike.

Sipas Mesit, karta mbron gjithashtu standardet e ofrimit të shërbimeve të cilat qeveria i ka miratuar tashmë me vendim të Këshillit të Ministrave.

“Prej një viti ne e kemi vënë theksin te puna me administratën publike, trajnimi i stafit, lehtësimi i dokumentacionit me qëllim që shërbimet të ofrohen me në qëndër qytetarin, që shërbimet të jenë sa më të aksesueshme dhe sa më transparente. Ne kemi punuar me veten, me shtetin, me pjesën e administratës publike. Por ishte i rëndësishëm edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për këto të drejta. Si rrjedhojë vjen aprovimi i kartës që ka të listuar të drejtat e qytetarëve për të marrë shërbime në sportelet e administratës”, tha Mesi.

Karta e Qytetarit do të afishohet në çdo zyrë të adminsitratës shtetërore për të qënë e aksesueshme nga qytetarët. Ajo pritet që të ndikojë edhe në rritjen e transparencës në proceset e shërbimeve publike.

Disa nga të drejtat që parashikohen në këtë kartë janë ajo e informimit paraprak të qytetarit për procedurat e marrjes së shërbimit, e drejta për trajtim të barabartë gjatë marrjes së shërbimve, e drejta për për të ankimuar, e drejta për të marrë këshillim gjatë procesit të shërbimeve, e drejta për lehtësimin e barrës burokratike mbi qytetarin.

Kjo e fundit do të thotë se qytetari nuk është i detyruar të sorrollatet në zyrat shtetërore, për dokumente që do të gjenerohen online nga vetë zyra ku ai ka shkuar për të marrë shërbimin.

ERTV Intervista 🎤: Zëvendës Kryeministrja, Senida Mesi, mbi “Kartën e Qytetarit", dokumentit që përcakton e garanton të drejtat e qytetarëve të zakonshëm për përfitimin e shërbimeve publike.Paralelisht, po vijon puna për modernizimin, rritjen e shpejtësisë dhe cilësisë së shërbimeve në zyrat e shtetit, ku rol të rëndësishëm luan edhe platforma shqipëriaqëduam.al, si instrumenti i çdo qytetari për të adresuar probleme të lidhura me administratën shtetërore.

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 7. November 2018

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here