Pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha e cilësoi si naiv vendimin e Prokurorisë për masën e arrestit ndaj “Babales”, historia e të cilit u vërtetua se ishte inskenim, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Rama.

Përmes një postimi në “Tëitter”, Rama i thotë Bashës që të mos mërzitet pasi nuk është faji i tij që Basha e ka kthyer Shqupin në Kinostudio.

Postimi i plotë:

Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s’ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar🤡👎. /Lexo.al/