Qendra Shëndetësore në Vaun e Dejës pritet të përfundojë shumë shpejt, e cila do të ofrojë një shërbim 24 orë për 7 ditë në javë për banorët e kësaj zone.

Qendër e re shëndetësore, po ndërtohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i kujdesit parësor”, financuar nga Programi Italo-Shqiptar IADSA, mbështetur nga strukturat vendore.

Kjo strukturë shëndetësore do të garantojë një standard të ri shërbimi për 13 mijë banorët e bashkisë se Vaut të Dejës.

Kjo qendër shëndetësore u vizitua nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastarliu.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here