Përveçse investimeve kryesore në infrastrukturë, Autoriteti Rrugor Shqiptar është duke punuar edhe për mirëmbajtjen e rrjetit aktual të infrastrukturës, për të garantuar sigurinë e lëvizjes në prag edhe të sezonit turistik.

Drejtoresha e Përgjithshme e ARRSH-së, Sonila Qao, njoftoi se përmes Strategjisë Kombëtare për Sigurinë Rrugore është punuar për të eleminuar pikat e zeza të sigurisë rrugorë për mjetet dhe qytetarët.

“Falë një bashkëpunimi mes qeverisë dhe Bankës Botërore për mirëmbajtjen e rrjetit prej1200 km nga 4000 km që ka vendi, jemi duke mobilizuar jo vetëm autoritetin rrugor por edhe kontraktorët që operojnë në infrastrukturë, që ata të rrisin sa më shumë potencialin e tyre në raport me mirëmbajtjen e rrugëve, plotësimin me komponentët si tabela, vijëzimet, reflektorët dhe gjeometrine e nevojshme”, tha Qato.

Për herë të parë është bërë një monitorim total i të gjithë rrjetit të infrastrukturës rrugore prej 4000 km nga ku grupi i punës i udhëhequr nga MIE, të cilët kanë identifikuar edhe rreth 630 ura për të cilat kanë plotësuar pasaportat e tyre.

“30 ura janë në gjendje kritike dhe po panifikojmë planin e ndërhyrjes së tyre, 7 ura janë konsideruar me rrisk të lartë dhe tashmë kemi gati zbatimin e projekteve për të ndërhyrë. Po identifikojmë burimin e financimit. Kemi marrë hapat e parë për sigurinë e udhëtarëve, kemi bllokuar urën e Rrogozhinës mbi lumin Shkumbin dhe kemi identifikuar problematikat në urën e Maliqit”, përfundoi Qato.