Nga Alfred Peza

Kam një pyetje naive për Presidentin e Republikës, i cili ka deklaruar se:

“Realizimi i zgjedhjeve pa opozitën, do e përfshinte Shqipërinë në listën e vendeve jodemokratike që bëjnë vetëm votime.

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm maxhoranca qytetarëve iu mohohet ushtrimi kushtetues i së drejtës për të zgjedhur”.

Bukur!

Nëse do ndërroheshin rolet për një moment dhe mazhoranca do mbante të njëjtin qëndrim si opozita, pyetja ime është:

“Realizimi i zgjedhjeve pa mazhorancën, a do e përfshinte Shqipërinë në listën e vendeve demokratike që bëjnë vetëm zgjedhje?

Nëse në zgjedhje merr pjesë vetëm opozita, a u mohohet qytetarëve, ushtrimi kushtetues i së drejtës për të zgjedhur?!”

Përgjigja e qartë ndaj kësaj pyetje naive, e hedh lehtësisht poshtë, këtë pretendimin absurd të Presidentit.